EKSKLUZIVE/ Shikoni presidentin Ardjan Takaj duke ndjekur ekipin
- Sep 7, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/09/takaj-bilisht.jpg
Korçarët fituan miqësoren me devollinjtë me rezultatin 4-1, por ajo që ra në sy ishte fakti se në tribunën e Bilishtit ishte prezent edhe presidenti Ardjan Takaj.
Kjo tregon se sa pranë i rri ekipit edhe në ndeshje të tilla dhe për më tepër edhe ai ishte kurioz për të ndjekur disa prej futbollistëve që janë afruar së fundmi në ekip.
Ai ka qëndruar gjatë gjithë kohës së zhvillimit të ndeshjes i ndjekur nga stafi i tij i ngushtë, madje nuk kanë munguar edhe dikutimet dhe opinonet. Takaj duket se po qëndron pranë të tijve për t’i ndjekur edhe në procesin stërvitor dhe natyrisht për t’i motivuar edhe më shumë për ndeshjet e radhës.















