top of page

EKSKLUZIVE/ E zbulon “Korça Boom". Ja për sa vite firmos Franklin te FC Astana! Shuma financiare dhe sa % të kartonit zotëron Skënderbeu!

  • Apr 6, 2024
  • 1 min read

                     

Ndërkohë që pak orë më parë e konfirmoi edhe vetë klubi “Skënderbeu” shitjen e Frankin Ahanonu te nënkampionët e Kazakistanit Fc Astana, është sërish portali “Korça Boom” që godet me detajet e kontratës së firmosur. Ja sa vite është kontrata dhe sa përqind të kartonit zotëron Skënderbeu për këtë shitje të Franklin Ahanonu, që në fakt është shumë e rëndësishme.

-         Në këto momente portali ynë konfirmon se Franklin ka firmosur të Fc Astana një kontratë 3-vjeçare.

-         Shuma e saktë që klubi kazak do të derdhë në arkën e klubit “Skënderbeu” është 450 mijë euro.

-         Skënderbeu e shiti Franklin te Fc Astana, por do të zotërojë 20% të kartonit të lojtarit në rast të çdo shitjeje që mund të ketë në të ardhmen për lojtarin në fjalë.

Janë detaje që përfundimisht mbyllin këtë shitje vërtet me kaq shumë leverdi dhe të bujshm që bëri Skënderbeu. Kjo pasi Franklin u shit në harkun kohor të pak muajve qëndrimi te Skënderbeu dhe këto shifra flasin vetë që fanela e Skënderbeut është më shumë se e rëndë.




 
 
bottom of page