EKSKLUZIVE / Festë e Skënderbeut, gjithë ekipi mblidhet në Taverna Vasili
- Oct 5, 2023
- 1 min read
Është sërish “Korça Boom” që nuk ndalet së zbuluari lajmet më të fundit në lidhje me Skënderbeun.
Në këto momente portali ynë zbulon një tjetër festë të Skënderbeut që ka përfunduar në këto momente, por që në fakt mund të quhet një festë e vogël.
Ishte Sponsori i ekipit ALMECO që ka shtruar një darkë për ekipin e Skënderbeut, darkë e cila është organizuar në Taverna Vasili, në qytetin juglindor.
Në këtë darkë nuk ka munguar gjithë stafi i Skënderbeut, por edhe të gjithë futbollistët, duke shijuar këtë sponsorizim tjetër për këtë Skënderbe që në 7-të javë ka shkëlqyer në superligën shqiptare.
Kjo foto që vjen nga darka e Skënderbeut, vjen nga fotografi Olsi Hajdini, që si zakonisht “godet” me fotot e tij dhe ka ''goditur'' edhe sonte.
Sot, pas darkës festa e vogël përfundon dhe nesër Skënderbeu do t'i rikthehet sërish stërvitjes.
















