top of page

EKSKLUZIVE E FUNDIT/ Xhamajkani Fleçer lamtumirë Skënderbeut

  • Oct 4, 2023
  • 1 min read

Është sërish "Korça Boom'' portali i cili zbulon të gjitha të rejat që ndodhin te Skënderbeu.

Zhordan Fleçer në këto momente hipën avionin për t’u kthyer një herë e mirë në shtëpinë e tij, në Xhamajkë.

Burime pranë klubit bardhekuq për portalin tonë, bëjnë me dije se marrëveshja është prishur nga ana e klubit Skënderbeu, ndërkohë që Fleçer e ka pranuar rikthimin e tij në shtëpi.

Mësohet se paraqitjet e dobëta që sulmuesi Zhordan Fleçer ka bërë në kaq pak kohë te Skënderbeu, të mos bindin korçarët që të vazhdojnë bëshkëpunimin.

E rëndësishme është që marrëveshja është prishur me konsensusin e të dy palëve.

Vetëm pak minuta është aktivizuar Fleçer me fanelën e Skënderbeut, ndërkohë që kujtojmë ditën e parë të ardhjes së tij në Korçë, teksa mbërriti me shumë bujë, qoftë edhe nga mediat.

Fleçer nga sot nuk është më pjesë e Skënderbeut dhe këtë e zbulon vetëm "Korça Boom".



 
 
bottom of page