top of page

Erjon Llapanji në pritje të Marko Alia

  • Jul 3, 2024
  • 1 min read

Për momentin, në stërvitjen e korçarëve përsa i përket gardianëve është vetëm talenti Amarildo Dervishaj. Por kjo nuk do të thotë se porta e korçarëve paraqet shqetësim, pasi është vetëm çështje kohe dhe kjo pasi dihet që të paktën deri në këto momente Marko Alia është pjesë e korçarëve.

U fol se mund të kishte ndonjë largim të tij në merkato, madje kjo pistë nuk përjashtohet, por deri tani ai edhe pse nuk është me grupin do të jetë tek Skënderbeu.

Alia do të mbërrijë gjatë ditës së mërkurë në Korçë dhe më pas do të dalë në stërvitje me grupin.

Në foton e mëposhtme ne ju sjellim trajnerin e portierëve Erjon Llapanjin i cili do të punojë për momentin me Dervishajn dhe Marko Alia.

Do të kemi apo jo një gardian të tretë kjo mbetet për t'u parë në vazhdim.




 
 
bottom of page