top of page

ERMIR RASHICA/ Sa shumë pritet në sezonin e ri nga “Ujku” i Mitrovicës

  • Jul 27, 2024
  • 2 min read

Updated: Jul 28, 2024

Skënderbeu ka shitur tre futbollistë deri në këto momente, ndërkohë që Franklin, Djantu dhe Liço e kanë mbyllur tashmë me transferimet e tyre.

A do të kemi një transferim të katërt? A do të jetë Rashica një shitje e radhës për Skënderbeun?

Asgjë nuk mund të thuhet me siguri, ndërkohë që burime pranë klubit bardhekuq bëjnë me dije se vetëm një ofertë e majme nga një klub me emër, mund t'u prishë mendjen korçarëve për yllin e sulmit dhe me shumë prespektivë për të ardhmen, Ermir Rashicën.

Sulmuesi 20-vjeçar nga Mitrovica është një tjetër “xhevahir” i Skënderbeut dhe bardhekuqtë nuk do të pranojnë kurrsesi që ta lëshojnë pa një shumë të majme financiare.

Gjithsesi kanë mbetur edhe vetëm 3 javë nga starti dhe Rashica padyshim që është në fokusin e merkatos, por mbetet sigurisht edhe një shpresë e madhe që nëse qëndron te Skënderbeu, të jetë padyshim sezoni i këtij sulmuesi.

Ofertat prej kohësh në adresë të 20-vjeçarit kanë qenë të shumta, por asnjë deri tani në atë vlerë financiare që e do vërtet Skënderbeu.

Mëdyshja e shitjes së Rashicës lidhet edhe më atë se kampionati po afron dhe Skënderbeu e do një sulmues të tillë nga krahët si Rashica, ndërkohë që vetë lojtari është në pritje se çfarë do të ndodhë me të, do të shitet apo do të qëndrojë.

Mes shitjeve të deritanishme Rashica është emri i parë në listë pas shitjes së tre lojtarëve që tashmë dihen.

Sulmi është reparti që klubi bardhekuq po kërkon të afrojë edhe një tjetër lojtar dhe me kaq shumë pritshmëri ndoshta Rashica do të qëndrojë në Korçë edhe për një sezon. Të presim dhe të shohim, pasi çdo gjë mund të ndodhë në këtë merkato kaq “zjarr” për Skënderbeun.




 
 
bottom of page