top of page

“EURO 2024″/ Nedim Bajrami: Spanja skuadër favorite për të fituar Europianin. Duhet të luftojmë në fushë për të marrë maksimumin

  • Jun 22, 2024
  • 2 min read

Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Spanjës mbrëmjen e së hënës ndeshjen e tretë të grupit B, në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

Dy ditë përpara finales së tretë të kuqezinjve, që do të luhet në stadiumin e Dusseldorfit në ora 21:00, mesfushori Nedim Bajrami doli përpara mediave në konferencën e zakonshme.

Bajrami u shpreh se pavarësisht nivelit të kundërshtarit, kuqezinjtë do futen në fushë vetëm për 3 pikë.

Ndeshja ndaj Spanjës ? – E dimë të gjithë që Spanja është favorite për fitimin e Europianit. Duhet ta përgatitim shumë mirë ndeshjen dhe të gjithë të jemi gati. Të bëjmë maksimumin të gjithë, nuk ka rëndësi kush luan dhe kush jo. Rastet që do t’i kemi në ndeshje duhet të bëjmë maksimumin dhe të shënojmë.

Dy ndeshjet e para të Europianit? – Me Italinë as vetë nuk e pritëm që do e fillonim aq mirë, por ata shënuan dy gola më pas. Patëm rast edhe me Manajn për të barazuar. Me Kroacinë zhvilluam një ndeshje shumë të bukur, luftuam të gjithë deri në fund dhe treguam që jemi aty. Me Spanjën e dimë që është një skuadër shumë fortë. Pavarësisht se kush luan skuadra e parë apo e dytë. Kjo nuk ka rëndësi pasi të gjithë lojtarët e tyre kanë kualitet. Ne duhet të fokusohemi vetëm te loja dhe kualitetet tona. Duhet të japim maksimumin. Nuk e kemi analizuar akoma, por Jamal, Morata dhe Ruiz janë më të fortit. Rodri nuk do luajë për shkak të kartonave të verdhë.

Çfarë na pret të hënën përballë Spanjës? – Spanjë është favorit për të fituar Europianin. Me Spanjën duhet të japim maksimumin, jo vetëm për fitore por të shfrytëzojmë çdo rast sepse po luajmë me një kompeticion të madh, dhe duhet të jemi më  cinik te goli.

Ndryshimi i pozicionit në ndeshjen me Kroacinë? – Ndeshjen e parë me Italinë luajta mesfushorë, me Kroacinë luajta në krah. Silvinjo më pyeti nëse mund të luaja edhe i thashë po sepse për mua nuk ka rëndësi ku luaj por unë jap maksimumin për skuadrën, jam gati gjithmonë.

A jeni përgatitur për një dhuratë nga Spanja? – Në futboll nuk ka dhurata, duhet të fokusohemi te loja jonë, duhet të japim maksimumin dhe të luftojmë për çdo top, të shfrytëzojmë çdo rast.

Goditjet e limituara në Europian? – Pjesën e parë me Kroacinë e pata një mundësi për të bërë gol, do të bëj një gjë të tillë edhe me Spanjën. Jo vetëm unë por edhe Asani dhe Asllani sepse edhe ata kanë gjuajtje të fortë. Spanja do të na vendosë në presion, kështu që të shfrytëzojmë edhe goditjet nga zona e 16 metrave për të gjuajtur në portë.





 
 
bottom of page