top of page

FANTASTIKE / Çfarë statistikash nga Kombëtarja KUQ E ZI…

  • Nov 18, 2023
  • 1 min read

Ne tashmë jemi të kualifikuar dhe kjo pa u mbyllur ndeshjet në grupe. Kemi luajtur 7-të ndeshje dhe kemi edhe një tjetër të fundit me Ishujt Faroe. Në 7-të ndeshje të kesh 14-të pikë nuk është pak, mesatarisht dy pikë për ndeshje. Me katër fitore, dy barazime dhe një humbje jemi shumë pranë edhe vendit të parë, kur matematikisht një tripikësh në ndeshjen e fundit bën një gjë të tillë.

Kombëtarja jonë ka shënuar 12-të gola dhe ka pësuar vetëm 4-ër të tillë. Ku ka më mirë se kaq, me këtë ekip që ka shtatë futbollistë që kanë shënuar në këto ndeshje në grupe. Të gjithë janë pjesë e suksesit, pavarësisht se kanë shënuar apo jo të gjithë janë heronjtë tanë që ngritën lart emrin e Shqipërisë.




 
 
bottom of page