top of page

FAZA E KATËRT/ Ja 9 javët e fundit te Skënderbeut në fazën e katërt!

  • Mar 13, 2024
  • 1 min read

Skënderbeut i kanë mbetur edhe vetëm 9-të javë për të mbyllur këtë superligë, pra edhe një fazë kampionat.

Më poshtë po sjellim ndeshjet e kësaj faze të katërt, teksa nga 9 ndeshje të mbetura 5 prej tyre Skënderbeu do t'i luajë në shtëpi dhe 4 në transfertë. Vetëm në 4 javët e para të fazës së katërt, Skënderbeu do të luajë në shtëpi tre takime dhe vetëm 1 në transfertë.

Pra, ka një favor për bardhekuqtë që më shumë ndeshje do t'i luajë në shtëpi dhe sigurisht që është më i qetë.

Në stadiumin “Skënderbeu” në këtë fazë të katërt do të jenë mysafirë skuadra të tilla si: Egnatia, Tirana, Teuta, Erzeni dhe Laçi.

Nga ana tjetër Skënderbeu do të udhëtojë në katër transferta për të luajtur me Dinamon, Kukësin, Partizanin dhe në fund me Vllazninë.

Më pas sjellim javë pas jave të 9-të përballjet e fundit të Skënderbeut:

 

Ja faza e 4-t e Skënderbeut, 9 ndeshjet e mbetura!

Java 28 SKËNDERBEU-Egnatia

Java 29 Dinamo-SKËNDERBEU

Java 30 SKËNDERBEU-Tirana

Java 31 SKËNDERBEU-Teuta

Java 32 Kukësi-SKËNDERBEU

Java 33 SKËNDERBEU-Erzeni

Java 34 Partizani-SKËNDERBEU

Java 35 SKËNDERBEU-Laçi

Java 36 Vllaznia-SKËNDERBEU




 
 
bottom of page