FC Helzag e nis me fitore sezonin e ri!
- Oct 19, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/463463426_1084054580391559_3731085065991708014_n.jpg
Nis kampionati i futbollit amator në Korçë, kampioni në fuqi FC Helzag e nis me fitore ndaj Trestenikut.
Ekipi i FC Helzag triumfoi në ndeshjen e parë me një rezultat të ngushtë 2-1 ndaj Trestenikut! Një përballje e fortë dhe me plot raste nga të dy ekipet. Kjo sfidë futbollistike çel sezonin e kampionatit amator në Qarkun e Korçës. Golat për FC Helzag u shënuan nga Morava dhe Sheremeni.
Sistemi i këtij sezoni është që në fund të 12 takimeve vajtje-ardhje, skuadra e renditur në vend të parë do të luajë gjysëmfinale me vendin e katërt ndërsa skuadra e renditur në vendin e dytë do të luajë gjysëmfinale me vendin e tretë.
Fituesit e këtyre dy ndeshjeve do të përballen më pas në finale ku do të luajnë për titullin kampion. Këtë sezon, pjesëmarrëse në kampionatin e futbollit amator të Qarkut Korçë janë ekipet FC Helzag, KF Kalaja, Iron Sharp, FC Francezët, FC Tresteniku, FC Dvorani dhe Dishnica.
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”















