top of page

FC HELZAG jo vetëm kampion i Sunday League / 6 futbollistë në kombëtaren shqiptare!

  • Dec 15, 2023
  • 1 min read

Vetëm pak ditë më parë në zonën e Korçës në Sunday League kampion i këtij sezoni u shpall FC Helzag, skuadër që e fiton për të dytin vit radhazi këtë trofe.

Një trofe që solli fetsë në radhët e skuadrës Fc Helzag, ndërkohë që jo më kot tashmë ka mbërritur edhe festa për 6 futbollistë të këtij ekipi.

Kombëtarja shqiptare e futbollit amator ka përzgjedhur futbollistë në gjithë Shqipërinë, ndërkohë që nga skuadra korçare do të jenë jo pak, por 6 lojtarë.

Këtë njoftim e ka bërë vetë FC Helzag, ekip që ka dhënë së fundmi këtë njoftim:

Seleksionimet e “UEFA Region Cup” kombëtarja e futbollit amator, kanë marrë edhe 6 lojtarë nga ekipi i FC Helzag.

Emrat e lojtarëve janë: Florenc Shkëmbi, Skerdi Konica, Uesti Lipo, Esmeraldo Xhelili, Xhoni Topi dhe Nikolin Sheremeni.

Suksese kampionë!




 
 
bottom of page