FILLON DUELI I SË HËNËS/ Fanatiksat konfirmojnë që do të jenë të shumtë në numër në Korçë!
- Apr 6, 2024
- 1 min read
Sa herë vjen Tirana në stadiumin “Skënderbeu” sigurisht që sjell një adrenalinë tjetër edhe në radhët e “ujqërve të dëborës” që duhet thënë se përveçse e mbushin stadiumin juglindor i japin “leksion” fanatiksave që shpesh janë larguar me kokën ulur.
Të hënë konfirmohet që në tribunën E të stadiumit juglindor do të jenë prezent tifozëria bardheblu, ose ata që njihen ndryshe si fanatiksat.
Këtë e konfirmon edhe faqja e tyre në facebook, teksa kanë postuar ditën e djeshme këtë foto që tregon se tifozëria mike do të jetë në mbështetje të skuadrës së tyre të zmerës dhe e shumtë në numër.
Dueli mes Skënderbeut dhe Tiranës duket se ka filluar qysh në këtë moment dhe janë tifozët ata që do ta bëjnë edhe më të bukur këtë takim.
Fanatiksat janë gati të udhëtojnë drejt Korçës në këtë transfertë dhe pritet vetëm zyrtarizimi i udhëtimit me oraret dhe numrin e tifozëve bardheblu se sa do të jenë në këtë ndeshje në stadiumin “Skënderbeu”.
















