top of page

Fillon fluksi në dalje në Kapshticë, mësoni numrin…

  • Jan 3, 2024
  • 1 min read

Gjatë ditës së djeshme ka pasur një numër të madh emigrantësh që kthehen në vendet e tyre të punës.

Për më shumë, pika e Kapshticës lidhet me emigrantët që jetojnë në Greqi.

Gjatë datës 2 janar janë larguar nga Shqipëria 6670 persona dhe janë rikthyer në vend 2272 shtetas.

Ndërkohë që edhe në Qafë Thanë ka një lëvizje të konsiderueshme, kështu kanë dalë 3327 persona dhe kanë hyrë 1765 persona.

Këto ditë do të jenë ditë lëvizjesh, por nga sa mësohet nuk ka vonesa nëpër pikat kufitare.



 
 
bottom of page