top of page

FLET Emir Rashica: Ju premtoj se do të vazhdoj...

  • Nov 25, 2023
  • 1 min read

I kishte munguar për një kohë të gjatë goli sulmuesit të korçarëve, Emir Rashicës, i cili ka qenë fatlum në ndeshjen me Teutën kur ka shënuar në minutën e 72-të duke u dhënë qetësinë korçarëve dhe natyrisht tre pikët.

I pyetur për këtë gol të munguar Rashica ka deklaruar për "Korça Boom”: "Të them të drejtën vetëm fati më ka munguar për të shënuar edhe pse i kam pasur mundësitë. Shpresoj që në vazhdimësi të bëj mirë për të shënuar gola në shërbim të ekipit."

Pra, me sa duket për Rashicën vjen edhe ky moment i mirë për të shënuar. Në fakt me lojën e tij, grintën e treguar dhe lojën sulmuese ka shkëlqyer tek korçarët dhe më në fund vjen edhe goli për të. Rashica për atë që jep në fushë nuk i ka shpëtuar as "syrit" të trajnerit Alban Bushi të kombëtares U-21. Kështu për Rashicën fillon një rrugë e suksesit, por duhet të bëjë detyrën duke shënuar dhe këtë gjë premton edhe Rashica për të ardhmen.






 
 
bottom of page