FLET Gjergji Mero / Ja merkatoja e korçarëve
- Jan 16, 2024
- 1 min read
Dekani i Universitetit "Fan S. Noli” Gjergji Mero, si një nga ata që ka ndjekur pothujase në çdo ndeshje ekipin e Skënderbeut, si dhe një nga njerëzit e afërt në sport të presidentit Ardjan Takaj, ka folur mbi merkaton e korçarëve dhe sipas tij:
"Do ta quaja shumë pozitiv faktin se nuk ka futbollistë që të largohen nga merkato. Ka pasur oferta për disa futbollistë, por Takaj nuk ka dashur të largojë asnjë futbollist."
Kjo përsa i përket daljes, ndërsa në lidhje me afrimet Mero deklaron se: "Është shumë e vështirë të gjesh tani futbollistë cilësorë dhe me një gjendje të mirë fizike, pasi ekipi nuk ka kohë të përgatitë këta futbollistë. Të marrësh ndonjë lojtar cilësor duhet edhe një sforco shumë e madhe fianciare.
Unë besoj se me këtë përbërje që ka ekipi, do të dijë të dalë shumë shpejt tek marrja e pikëve. Realisht zhvillohet lojë shumë e mirë, por në fund duhet të merren pikët."
















