top of page

Flet kapiteni i liqenorëve Edjon Topllari: Kujdes kemi edhe…

  • Apr 30, 2024
  • 1 min read

Liqenorët janë me një këmbë në kategorinë e parë dhe kanë ngelur edhe 90-të minuta që zyrtarisht të festojnë. Në një prononcim kapiteni i pogradecarëve Topllari deklaron: "Kemi edhe një ndeshje të fundit dhe duhet shumë kujdes. Vërtet kundërshtarët nuk kanë ndonjë objektiv tjetër, përveç faktit se ku janë në renditje, por kjo nuk do të thotë se kemi mbyllur sezonin dhe të festojmë tani.

Pas ndeshjes me Turbinën festa është e ligjshme dhe ne kemi bërë një sezon shumë të mirë edhe pse shumë të vështirë, pasi kjo kategori ka ekipe shumë të forta dhe kishte rivalitet." Pogradecarët do t'i shohim sezonin tjetër një kategori më lart, ku vërtet për vite me radhë kanë bërë shumë mirë dhe ka qenë ekipi që i ka dhënë tonin kësaj kategorie.

Një sukses i liqenorëve pas një sezoni të vështirë, me shumë emocion dhe me mjaft luftë sportive.




 
 
bottom of page