top of page

FLET MARIO RABIU: Në Korçë pak më ftohtë se në Modena. Kam luajtur në borë, s'e kam problem!

  • Dec 16, 2023
  • 1 min read

Në qoftë se ka një futbollist që dukshëm është një lider në lojën e tij, ai është Mario Rabiu. Mesfushori me disa funksione në ekip mund të thuhet është një nga afrimet më të suksesshme të korçarëve.

Ai është rritur në Itali dhe natyrisht e ka sezonin e parë tek korçarët. Tani dimri ka mbritur në Korçë dhe bashkë me të edhe i ftohti.

I pyetur për këtë klimë ai siguron se: "Nuk e ndiej të ftohtin. Këtu në Korçë është pak më ftohtë se në Modena, kështu që jam shumë i përshtatur."

Sipas parashikimeve mund të kemi edhe reshje bore ditën e diel, para një ndeshjeje që mund të luhet në borë dhe i pyetur se a ka luajtur në borë Rabiu deklaron : "Po, nuk është hera e parë që mund të luaj në dëborë. Kam luajtur në disa ndeshje në Itali."

Kështu që edhe të huajt duket se janë përshtatur më klimën e Korçës dhe kjo është pozitive për takimin kundër Laçit.






 
 
bottom of page