FLET zv/trajneri i Skënderbeut, Olsi Haxhillari: Titullin e fiton Skënderbeu!
- Apr 17, 2024
- 1 min read
Titulli kampion, tashmë dihet do të jetë një titull që do të diskutohet mes Skënderbeut dhe Tiranës.
Ka qënë zv/trajneri Olsi Haxhlillari i cili ka deklaruar: "Tirana është një kundërshtar i fortë, por ne do të fitojmë titullin e kampionit. Nuk mund të them se sa ndeshje do të luajmë, por kampionati është në duart tona, pasi kemi dhënë më të mirën deri tani. Besoj shumë tek titulli i kampionit."
Duket qartë se korçaret këtë herë nuk duhet të hedhin atë hap të sezonit të kaluar, kur u ka ikur titulli nga duart vetëm në ndeshjen e fundit.
Do të jenë ndeshje të bukura që startojnë me takimin hapës në Korçë dhe sipas formulës shpallet ai ekip që fiton tri takime nga pesë të mundshme.
Finalet sipas datave:
Finalja 1 Skënderbeu-Tirana 21.04.2024 (E Diel)
Finalja 2 Tirana-Skënderbeu 24.04.2024 (E Mërkurë)
Finalja 3 Skënderbeu-Tirana 27.04.2024 (E Shtunë)
Finalja 4 Tirana-Skënderbeu 30.04.2024 (E Martë)
Finalja 5 Skënderbeu-Tirana 03.05.2024 (E Premte)
















