top of page

“FLUTURON” Dean Liço. Korçari në krye, vlen 300 mijë euro! SHIKONI sa vlejnë të gjithë lojtarët një e nga një!

  • Dec 30, 2023
  • 2 min read

Nëse ka një matës se sa vlen Skënderbeu, sigurisht që kjo është “transfermarkt”, ndërkohë që pak orë më parë e bëmë publik që Skënderbeu është skuadër me shumë të rinj të talentuar që vlejnë vërtet shumë.

Tashmë në fund të muajit dhjetor vlerat e lojtarëve janë rritur sërish ndjeshëm, ndërkohë që ne sot po i risjellim të gjithë një e nga një.

E veçanta është se shumica e futbollistëve kanë pësuar rritje dhe vetëm një pjesë e vogël kanë qëndruar në vend, ama nuk ka asnjë lojtar që të ketë zbritje.

Kjo tregon se Skënderbeu është skuadër super dhe jo më kot e vlerëson edhe “trasnfermakt”.

2.8 milion euro vlen e gjithë skuadra korçare, ndërkohë që në krye të listës për herë të parë është ngjitur një korçar dhe ai është Dean Liço, mesfushori që sot vlen plot 300 mijë euro. Një shifër vërtet e lartë, duke treguar qartë se loja e tij ka qenë super në dy fazat e para dhe jo më kot ka tashmë këtë vlerë.

Pas tij vijnë portieri Alia, Rashica, Rabiu dhe Franklin, lojtarë që vlejnë 250 mijë euro.

Një rritje shumë të madhe ka pasur sulmuesi Franklin që nuk njihej thuajse fare, pasi vinte nga Turbina e Cërrikut dhe sot vlen 250 mijë euro.

Që nga mbrojtësi Elvis Prençi dhe të tjerët me radhë nuk kanë pësuar ulje dhe as rrtije, por kanë qëndruar në vend.

Asnjë futbollist i Skënderbeut nuk ka pësuar rënie dhe kjo është shumë pozitive. Më poshtë po sjellim të gjithë renditjen e lojtarëve një e nga një:

 

Ja vlerat e ngritura të futbollistëve të Skënderbeut:

Dean Liço                300 mijë euro

Marko Alia               250 mijë euro

Mario Rabiu              250 mijë euro

Ermir Rashica          250 mije euro

Franklin Ahanonu  250 mijë euro

Klevis Shaqe             200 mijë euro

Ardit Nikaj                200 mijë euro

Marko Ramos          200 mijë euro

Randi Dumfor         200 mijë euro

Rei Pecani                200 mijë euro

Juri Merlim               200 mijë euro

Elvis Prençi               100 mijë euro

Andrea Gerco          100 mijë euro

Suhejlj Muharem   100 mijë euro

Gresild Lika               100 mijë euro

Kosta Vangjeli         100 mijë euro

Ergi Zenullari           100 mijë euro

Ramin Ali                    50 mijë euro

Dejvid Janaqi            50 mijë euro

Uçe Sebastine            50 mijë euro

Samuel Ajine             50 mijë euro

Erlis Frashëri              25 mijë euro

Amarildo Dervishi    25 mijë euro

Herdis Alliu                25 mijë euro




 
 
bottom of page