top of page

FORCA Skënderbe! FORCA “Ujqër”! E mundim sot Vllazninë…

  • Oct 21, 2023
  • 1 min read

Erdhi dita e sotme, ditë që Skënderbeu të startojë javën e 9-të të superligës. Ditë që “Abissnet Superiore” të rikthehet, madje me vetëm një ndeshje, atë në stadiumin “Skënderbeu” ku vendasit do të presin Vllazninë.

Një përballje që Skënderbeu e ka përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi kishte dy javë kohë dhe Skënderbeu ka disa arsye që të rikthehet te fitorja.

Korçarët nuk mund t’ia lejojnë vetes që të gabojnë dy herë, pasi humbën në javën e 8-të në Laç dhe duan të rikthehen sa më parë te tripikëshi.

Plus kësaj luajnë përballë sportdashësve të tyre dhe duan ta mbyllin këtë fazë të parë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Forca Skënderbe! Forca “Ujqër”!

Të gjithë bashkë sot kemi mundësinë më të mirë që ta mposhtim Vllazninë.

Skënderbeu në 8-të javë nuk njeh barazime dhe kjo do të thotë që të paktën sot në shtëpi do të kërkojë vetëm fitoren.

Forca Skënderbe!




 
 
bottom of page