Forca “ujqër”! Pse të mos jetë Erzeni kthesa e Skënderbeut?!
- Sep 27, 2023
- 1 min read
Skënderbeu luan sot në Rrogozhinë ndeshjen e javës së 6-të të superligës, ndërkohë që tashmë dihet që skuadra korçare vjen në këtë ndeshje pas 3 humbjeve radhazi.
Pavarësisht kësaj, Skënderbeu ka mundësi të mëdha që të gjejë forca të rikthehet atje ku ishte në dy javët e para.
Edhe pse morali nuk është në lartësinë e duhur, Skënderbeu ka talente që në momente të tilla mund të tregojnë veten dhe sot është mundësia që pavarësisht vështirësisë që ka ky 90 minutësh, Skënderbeu të mos dalë pa gjë nga kjo transfertë.
Qoftë edhe një barazim do të ishte një rezultat i shkëlqyer për djemtë e trajnerit Ivan Gvozdenoviç, por kjo është në dorë të vetë lojtarëve.
Skënderbeu ka forca që sot t’ia dalë.
Forca “ujqër”!
Me besim të madh te vetja dhe Skënderbeu ka mundësi që të tregojë se është vërtet Skënderbe.
















