Forca ujqër sot e mposhtim partizanin ne jemi skënderbeu
- Jul 16, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/07/0e29e1_6528d5b834da47d087dbb7687576e3camv2-1.jpg Skënderbeu humbi në ndeshjen e fundit në shtëpi ndaj Dinamos, një humbje që erdhi nga “xhaketat e zeza”, por që në fund të fundit është harruar. Kjo sepse sot në Korçë vjen Partizani dhe në rast fitoreje të bardhekuqve, atëherë kjo fitore do të jetë më shumë se e madhe.Gjithmonë në qytetin juglindor thonë: Të mundim Partizanin, pastaj le t’i humbasim të gjitha ndeshjet e tjera! Kjo shprehje sigurisht tregon qartë se në juglindje e duan patjetër “kokën” e të kuqve.Sot është dita që Skënderbeu ta tregojë veten në fushë. Sot është dita që shkallët e stadiumit të mbushen plot e përplot dhe “Ujqërit” kanë ditë që deklarojnë se janë gati.Një fitore ndaj Partizanit do të qetësonte të gjithë dhe Skënderbeu më pas do të ishte më i qetë në javët në vijim.Skënderbeu sot ka me vete edhe fanelën, fanelë që sigurisht është e “rëndë” dhe futbollistët kanë detyrë që në ndeshje të tilla të japin më shumë se 100%.Mbështetja në tribuna nuk do të mungojë. Prandaj sot është dita që Skënderbe t’ia dalë.Forca “Ujqër”!Forca Skënderbe!















