top of page

Formacioni anti-Tirana / Ja si pritet të rreshtohet Skënderbeu sot në fushë…!

  • Sep 14, 2023
  • 1 min read

Ka provuar lojtarë të ndryshëm në seancat e fundit stërvitore, për të përgatitur Skënderbeun anti-Tirana, por Ivan Gvozdenoviç nuk e ka treguar 100% sesi skuadra e tij do të zbresë sot në fushën nga starti i takimit.

Gjasat janë të mëdha që trajneri serb i Skënderbeut të zbresë thuajse të njëjtin formacion që zbriti edhe në fushë edhe në dy javët e para.

3-5-2 në përqindje më të madhe do të jetë rreshtimi taktik, ndërkohë që në portë Marko Alia që nuk ka pësuar asnjë gol deri tani do ta fillojë ndeshjen nga starti.

Reparti i prapavijës do të ketë treshen me kapitenin Frashëri në krahun e djathtë, Prençi në qendër dhe Ramos në të majtë.

Mesi i fushës do të jetë edhe reparti më i ngjeshur, ku Rabiu luan si shkatërrues, ndërkohë që përpara tij Liço dhe Randi mund ta jenë në qendër, ndërkohë që nga krahët janë Shaqe në të majtë dhe Pecani në të djathtë.

Sulmi i Skënderbeut, pritet që edhe sot të jetë me dyshen Rashica-Nikaj edhe pse Fleçer është gati në çdo moment, pasi forma e tij fizike është rritur ndjeshëm javët e fundit.

Ky pak a shumë duhet të jetë formacioni i sotëm ndaj Tiranës për Skënderbeun edhe pse trajneri Ivan Gvozdenoviç ka treguar gjithmonë se bën surpriza në momentet e fundit.




 
 
bottom of page