FOTO që do komentohet gjatë. Ekipi dhe tifozët në një…
- Mar 17, 2024
- 1 min read
Pas çdo ndeshjeje, qoftë humbje, qoftë fitore ekipi i Skënderbeut shkon dhe përshëndetet me tifozët. Por, pas fitores me Egnatian ata donin diçka më shumë. Të dyja palët kanë fiksuar një kujtim, një dekor të mrekullueshëm. I gjithë ekipi dhe tifozët një foto të përbashkët, aktorët futbollistët, faktori tifozët.
Një marrëdhënie e shkëlqyer që është pjesë e këtij suksesi të ekipit në këtë sezon. Korça tregoi edhe në këtë ndeshje se tifozët i ka të shumtë dhe e mbështesin ekipin, por nga ana tjetër edhe futbollistët ndihen mirë me këtë tifozëri që e mbështet dhe e respekton çdo futbollist.
















