Franklin debuton me fitore me Fc Astanën/ Godet shtyllën dhe ngjit skuadrën në vendin e dytë
- Apr 28, 2024
- 1 min read
Franklin Ahanonu, një nga shitjet më të bujshme të Skënderbeut përpara tre javësh me vlerën e 450 mijë eurove, ka bërë debutimin e tij të parë ditën e djeshme me Fc Astanën.
Një debutim me fitore mund të quhet ai i djeshmi, pasi Fc Astana fitoi 0-2 në transfertë ndaj Turan, një fitore që e ka ngjitur baraz me pikë me vendin e parë, duke numëruar 10 pikë në 6-të javë të luajtura deri tani.
Ndërkohë që një javë më parë Franklin ishte në stolin e rezervave, ditën e djeshme ka debutuar nga minuta e parë.
Lojë e mirë e ish-sulmuesit të Skënderbeut, ndërkohë që mund të quhet protagonisti kryesor i golit të dytë për Fc Astanën, pasi goditi shtyllën në minutën e 65-të dhe më pas topi u kthye dhe u shënua gol nga Kamara.
Franklin në ndeshjen e djeshme të debutimit luajti 70-të minuta dhe më pas u zëvendësua.
Franklin mban numrin 11 te Fc Astana dhe drejtuesit janë të kënaqur me prezantimin e parë të ish-sulmuesit bardhekuq, tashmë me fanelën e verdhë kazake.
















