FRANKLIN i shënoi 2 gola Egnatias dhe ngriti bluzën/ Ja çfarë shkruhej në momentin që ua tregoi tifozëve
- Mar 19, 2024
- 1 min read
Dy gola për Franklin Ahanonu në ndeshjen e fundit dhe të gjithëve u ra në sy momenti i njërit prej golave, teksa ngriti bluzën që kishte veshur dhe poshtë saj kishte një bluzë tjetër me një diçiturë.
Të gjithë janë kureshtarë të dinë se çfarë shkruhej në atë bluzë, ndërkohë që portali “Korça Boom” zbulon edhe bluzën poshtë që kishte veshur Franklin.
Në të shkruhej Zoti i Zionit, ndërkohë që Zioni për ata që nuk e dinë është një mal i shenjtë në Jeruzalem.
Me pak fjalë golat Franklin ia dedikoi Zotit dhe sigurisht që këtë ka bërë edhe herë të tjera, teksa shumë herë sulmuesi është parë të falenderojë Zotin.
Më poshtë sjellim momentin e ngritjes së bluzës që kishte veshur në fushë dhe atë se si e tregoi fanelën poshtë Franklin.
Ja edhe mbishkrimi mbi fanelën që u tregoi tifozëve!
Gjithsesi, një lojtar që po rritet shumë dhe jo më kot e kemi thënë që për këtë sulmues me kaq shumë cilësi ofertat kanë qenë të shumta që në janar.

















