top of page

FSHV uron Skënderbeun për fitoren e titullin kampion

  • Apr 28, 2024
  • 1 min read

Ditën e sotme edhe vetë Federata Shqiptare e Volejbollit ka bërë njoftimin e vet zyrtar dhe urimin për fitoren e mbrëmshme të Skënderbeut ndaj Tiranës.

Ja dhe fjalët që ka shkruar në faqen e vet zyrtare Federata e Volejbollit:

"Skënderbeu Kampione e Shqipërisë!

Ka përfunduar dje në mbrëmje finalja e 3 e Kampionatit Kombëtar të femrave. Skênderbeu i Korçës ka fituar me rezultatin 3 me 1 ndaj ekipit kryeqytetas të Tiranës në Pallatin e Sportit "Tamara Nikolla" në Korçë. Të besuarat e trajnerit Orlando Koja kanë arritur të kthejnë rezultatin nga 1 me 0, në 3 me 1 në favor të tyre në një finale plot emocion deri në pikën e fundit dhe në një sallë të tejmbushur me tifozë e sportdashës.

Kupa iu dorëzua kapitenes së ekipit Elena Bego nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit Z. Erlind Pëllumbi.

FSHV përshëndet ekipin fitues dhe i uron suksese gjithë ekipeve sezonin e ardhshëm."




 
 
bottom of page