FUTBOLL / Fillon turneu i përfaqësueseve Rajonale!
- May 14, 2024
- 1 min read
Filloi turneu i përfaqësueseve Rajonale dhe sigurisht që fotoja të cilën po e sjellim më poshtë është pjesë e Rajonit juglindor. Këtë njoftim e ka dhënë Shoqata e Futbollit të Rajonit të Korçës.
Një kombëtare simpatike dhe sportistë të grupmoshave të ndryshme që për një vit janë stërvitur në qytetin juglindor dhe grumbullohen lojtarët më të mirë në rang Qarku.
Përfaqësuesja Rajonale e Korçës gjithmonë ka arritur rezultate pozitive duke shkuar deri në finale, madje ka fituar edhe trofe.
U urojmë suksese të gjitha grupmoshave të Rajonit tonë dhe të kenë sa më shumë rezultate pozitive në këtë sezon.
















