Futbolli i femrave/ Fillojnë seleksionimet për grupmoshat 12-14 vjeç nga FSHF dhe Shoqata Rajonale e Futbollit Korçë
- Jul 24, 2024
- 1 min read
Njoftim:
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), Sektori i futbollit të fëmijëve dhe ekipeve kombëtare të moshave në bashkëpunim me Shoqatën Rajonale të Futbollit Korçë ju bën me dije se shumë shpejt do të krijohet Ekipi Përfaqësues Rajonal për vajza, mosha e të cilave do të jenë datëlindjet 2010, 2011, 2012.
Ftohen të bëhen pjesë e kësaj iniciative të re në rajonin tonë të juglindjes të gjitha vajzat e datëlindjeve të lartpërmendura që kanë pasion sportin e bukur të futbollit dhe që ënderrojnë në të ardhmen të jenë pjesë e ekipit tonë kombëtar për femra të vijnë dhe të marrin pjesë në seleksionimet që do të bëhen gjatë muajit Gusht, Shtator, Tetor sipas një kalendari i cili do të hartohet nga Shoqata Rajonale dhe drejtoria teknike përkatëse. Ju ftojmë që ëndrrën tuaj ta beni realitet.
Për çdo informacion më të detajuar mund të vizitoni faqen tonë në rrjetet sociale në FB (Shoqata Rajonale e Futbollit Korçë) ose nr e kontaktit të sekretarisë tonë, 0684050041.
Seleksionimet do të zhvillohen pranë ambienteve sportive të KF Skënderbeu. Vajzat duhet të shoqërohen nga prindërit.
Ju mirëpresim!
















