Futbollistët e Skënderbeut njëzëri: E mundim Vllazninë…
- Oct 21, 2023
- 1 min read
Gjatë gjithë këtyre ditëve në deklaratat e tyre një pjesë e madhe e futbollistëve të Skënderbeut, kanë deklaruar për mediat të bindur, se ky Skënderbe e ka forcën për të mposhtur sot Vllazninë.
Erlis Frashëri, Randi Dumfor, apo edhe Elvis Prençi, kanë deklaruar hapur se sot në orën 17:00 do të futen në fushë vetëm për fitore.
Kjo do të thotë se skuadra tashmë është e bindur dhe e përgatitur që të japë më të mirën, së pari në fushë dhe më pas rezultati do të vijë.
Mësohet se Vllaznia vjen në Korçë me më e pakta shtatë mungesa, por gjithsesi bardhekuqtë e kanë vlerësuar maksimalisht ndeshjen dhe kjo është më shumë se e rëndësishme.
Vetë deklaratat e lojtarëve të bindin se Skënderbeu është gati për tri pikë.
Mbetet vetëm ora 17:00 kur të startojë Skënderbeu-Vllaznia dhe të shikojmë Skënderbeun në fushë dhe lojtarët që do ta mbajnë fjalën e dhënë.
















