Gallatasaraj-Skënderbeu, vajzat e rrjetës sot në një sfidë të fortë…
- Sep 19, 2023
- 1 min read
Skënderbeu në volejboll për femra starton sot Kupën Ballkanike, ndërkohë që ndeshjen e parë do ta luajë sot në orën 17:00.
Një sfidë vërtet e vështirë për vajzat e trajnerit Orlando Koja, ndërkohë që Gallataraj është një ndër ekipet pretendente për të fituar këtë trofe ballkanik.
Ditën e dytë, pra nesër, Skënderbeu do të ketë përballë vendaset e Dritës, ndërsa do ta mbyllin Kupën Ballkanike me përballjen ndaj grekeve të Makropolo.
Ju urojmë suksese vajzave tona sot në ballafaqimin e parë historik!
















