Gaqo Ravoniku, ikona e gjallë e boksit shqiptar në moshën 88-vjeçare…
- Jun 26, 2024
- 1 min read
Korça në historinë e saj ka edhe kampionë të shumtë në sportin e boksit. Një pej tyre është edhe Gaqo Ravoniku i cili sot është në moshën 88-vjeçare.
Një sportist që titujt e kampionit i ka pasur jo vetëm me Skënderbeun, por edhe me Partizanin, gjatë periudhës së shërbimit ushtarak.
Një boksier me shumë klas, me një teknikë të admirueshme dhe me një forcë fizike.
Gaqoja ka lënë gjurmë në këtë sport, jo vetëm si boksier, por edhe si trajner dhe njëkohësisht edhe gjyqtar boksi ku me korrektësi ka gjykuar ndeshje pas viteve 90-të kur edhe rifilloi ky sport.

















