top of page

GARANCI PËR TË ARDHMEN / Treshja e “artë” e të rinjve shihet si një…

  • Nov 11, 2023
  • 1 min read

Tek ekipi i Skënderbeut ka shumë futbollistë të talentuar që nga java në javë tregojnë rritje në lojë dhe tashmë mund të shihen si një garanci për të ardhmen.

Por nuk mjafton vetëm e ardhmja, pasi duhet parë edhe e tashmja dhe për momentin ata që po i gëzohen formës së treguar është ajo treshe të cilët janë anëtarë të ekipit kombëtar U-21. Bëhet fjalë për Rei Pecanin, Ermir Rashicën dhe Ardit Nikajn, që shumë shpejt do të kenë një karrierë të suksesshme.

Për momentin është Skënderbeu, ekipi që duhet të përfitojë nga kjo dhe e gjitha lidhet me atë që pritet që këta futbollistë të tregojnë se nuk janë rastësi në ekipin kombëtar. Madje për këtë performancë të mirë të tyre kanë meritë edhe stafi i trajnerëve korçarë që punojnë me këta futbollistë, pasi të tre janë në rritje të dukshme në çdo drejtim dhe ajo që duhet të përmirësojnë është edhe pjesë e punës së mëtejshme.




 
 
bottom of page