Gazetari i mirënjohur korçar Vladimir Ngjela dhe Dritan Shakohoxha në Gjermani!
- Jun 22, 2024
- 1 min read
Të shumtë kanë qenë personalitetet që po ndjekin EURO 2024 në shkallët e stadiumit, ndërkohë që sot po sjellim foton e mëposhtme ku nuk mund të mungonte në këtë event kaq të madh as gazetari dhe komentatori i mirënjohur korçar, Vladimir Ngjela.
Ngjela ka pozuar në Gjermani së bashku me komentatorin e mirënjohur Dritan Shakohoxha duke përjetuar emocionet e Shqipërisë në Europian.
Nga Korça ka pasur shumë personalitete që kanë udhëtuar drejt Gjermanisë, ashtu siç ka pasur edhe shumë korçarë nga USA, Kanadaja, Australia, apo e gjithë europa që e kanë dhënë mbështetjen e tyre maksimale për kombëtaren, duke udhëtuar enkas për të ndjekur Shqipërinë.
Sigurisht që gjithë kjo mbështetje ka sjellë edhe këtë prezantim fantastik të Shqipërisë, ndërkohë që Vladimir Ngjela njihet për zerin e tij vërtet të shkëlqyer dhe nuk i ka munguar mikrofonit në ndeshjet e futbollit të Skënderbeut për shumë dekada.
















