Gentjani, Deani dhe Amari/ Familja Liço që jeton me futbollin
- Jun 7, 2024
- 1 min read
Tek korçarët duket se është në një farë mase transmetim fanele nga brezi në brez dhe kush më shumë se familja Liço e përjeton një gjë të tillë.
Kështu Gentjani është zv/ trajneri i korçarëve, ndërkohë që Deani është mesfushor, madje nga më të mirët e kampionatit shqiptar dhe njkohësisht kapiten i ekipit të Skënderbeut. Por duket se një tjetër talent vjen nga familja Liço dhe ky është Amari, djali i vogël që luan për ngjyrat e Skënderbeut me ekipin e U-13 dhe që në këto momente ka filluar të shfaqë vlerat e vërteta të një futbollisti me të ardhme.
Askush tjetër si familja Liço nuk ka këtë vazhdimësi brezash që realisht i bën krenarë për atë që kanë dhënë dhe japin për ekipin e Skënderbeut.
















