Gerco dhe Zenullari në balotazh për…
- Oct 6, 2023
- 1 min read
Mungesa e Shaqes ka bërë që tek korçarët të kërkohet i duhuri për ndeshjen e radhës. Ka një dilemë trajneri dhe stafi se kush do ta zëvendësojë, ndërsa mësohet se akoma nuk ka një përgjigje përfundimtare.
Janë dy futbollistë në balotazh për këtë pozicion. Së pari bëhet fjalë për Gerco, po ashtu në atë pozicion është i favorizuar edhe Zenullari. Kjo do të jetë edhe një objekt i një diskutimi të stafit për të marrë një vendim përfundimtar.
Të dy futbollistët do të jenë në vëzhgim edhe në këto dy ditë stërvitore dhe më pas do të mesohet formacioni bazë.
















