top of page

Gjergji Lika, një figurë e “harruar”…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Mar 1
  • 1 min read

Korça ka pasur shumë futbollistë që kanë dhënë shumë në botën e madhe të futbollit, duke veshur fanelën e Skënderbeut. Ndonjëherë koha mbulon edhe me pluhurin e harresës, por më shumë se gjithçka duket se nuk jemi kujdesur mjaftueshëm. Këtë herë fjala është për Gjergji Likën, një futbollist që ka shkruar histori në vitet e arta të Skënderbeut, kur ekipi fitoi titullin e nën-kampionit.

Lika ka qenë një mbrojtës shumë i fuqishëm në krahun e djathtë të mbrojtjes, i cili së bashku me Tolen, Muhaxhirin dhe Dembon formonte një mbrojtje mjaft të fortë, ndërsa pas tyre ishte një siguri në portë, si Jani Kacci.

Lika mbetet në mendje si një mbrojtës që kishte aftësi të shkëlqyera në lojën në ajër, duke pasur një krosim të admirueshëm, por gjithashtu ka qenë shumë aktiv dhe në lojën sulmuese.

Korça has had many football players who have contributed significantly to the world of football, wearing the Skënderbeu jersey. Sometimes time covers everything with the dust of oblivion, but more than anything, it seems that we haven’t paid enough attention. This time, the focus is on Gjergji Lika, a footballer who made history during the golden years of Skënderbeu, when the team won the runner-up title.

Lika was a very strong right-back, who, together with Tole, Muhaxhiri, and Dembo, formed a solid defense, with Jani Kacci as a safety net behind them.

Lika is remembered as a defender with excellent aerial ability, possessing impressive crossing skills, but he was also very active in the attacking game.

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page