top of page

Gjimnazi "Faik Konica"/ "Open Day 2024" u finalizua sot!

  • May 31, 2024
  • 1 min read

Gjimnazi "Faik Konica"

"Open Day 2024" u finalizua sot!

Shumë gjallëri e plot veprimtari sportive sot në gjimnazin tonë.

Vlerësimi për më të mirët dhe për nxënësit që përfaqësuan shkollën me dinjitet në Olimpiadën "Rroke Shkencën", në gjuhën angleze, shkenca sociale, gjuhë shqipe e letërsi si dhe në konkurse të tjera, të cilët u vlerësuan me dy çmime inkurajuese, në gjuhën angleze dhe në ese!

Falenderojmë nxënësit, Zamir Hoxha, Klevjolsen Bylykbashi, Belkisa Selim, Alesia Spahiu, fitues të çmimit "Edith Durham",

Urime nxënësve Françeska Zaçellari, Jonilda Qerollari, Erisjela Halushi, Anastas Zhuti, Donela Shabanllari!

U zhvilluan veprimtari të ndryshme sportive në futboll, volejboll, basketboll, atletikë dhe shah në kuadër të javës olimpike.

Suksese të gjithë nxënësve të shkëlqyer të shkollës tonë!

Faleminderit mësuesve, Ersila Ramadani, Erijon Rustemi, Entela Petro, Ilirian Mano, Vjoleta Cicko të cilët punuan me përkushtim në përgatitjen e nxënësve dhe në organizimin e veprimtarive sportive!



 
 
bottom of page