top of page

GJIMNAZI “Themistokli Gërmenji” 50 pako dhuratë për vogëlushët e Pediatrisë

  • Dec 22, 2023
  • 1 min read

Prej disa vitesh nxënësit e gjimnazit "Themistokli Gërmenji" përmbushin një prej dëshirave të kthyera në mision, të sjellin gëzim mes vogëlushëve të Pedriatisë Korçë.

Qeveria e nxënësve së bashku me mësuesen koordinatore dhe punonjësen e shërbimit psiko-social, me kontributin e nxënësve të shkollës, përgatitën dhe dhuruan rreth 50 pako me dhurata për fëmijët e shtruar në këtë spital si dhe për femijët e qëndrës ditore. Festat e fundvitit bëhen më te bukura, kur ne i ndajmë ato me të tjerët!

 Ishtë mbresëlënëse të shihje përkushtimin dhe përgjegjësinë me të cilën ideuan dhe realizuan këtë veprimtari...

E pashlyeshme nga kujtesa do jetë përjetimi i gëzimit që sollën mes fëmijëve këto momente.

Krenarë për shpirtin plot dashuri të nxënësve tanë!

Gëzuar të gjithëve!





 
 
bottom of page