GJIMNAZI "Themistokli Gërmenji" i bashkohet nismës së vitit të pyjeve të DRAP Korçë “PyjetON".
- Mar 5, 2024
- 1 min read
Nxënësit e klasave të 10-ta të gjimnazit "Themistokli Gërmenji" i janë bashkuar nismës së vitit të pyjeve të DRAP Korçë “PyjetON".
Veprimtaria e lëndës së Qytetarisë me temë: "Fushatë sensibilizuese në mbrojtje të mjedisit" në kujdesin e mësueses Manuela Kotonika, me mbështetjen e drejtorisë së shkollës u zbatua nga nxënësit me moto: “Ndërgjegjësimi më i mirë është zbatimi!".
Përgëzojmë për realizimin e këtyre veprimtarive, që i kthejnë nxënësit tanë në qytetarë që kujdesen për natyrën dhe mjedisin ku jetojnë.
Hapin e parë e hodhën pranë shtëpisë së tyre, për të vazhduar kontributin me të tjera veprimtari...

















