top of page

GOLI I 3 i për Skënderbeun i anuluar dje ndaj Kukësit. Ja interpretimi!

  • Nov 29, 2023
  • 1 min read

Korçarët më anë të Likës kanë shënuar edhe një gol të tretë ditën e djeshme ndaj Kukësit, por që është anuluar nga gjyqtarja Emanuela Rusta dhe kjo pas sinjalit të dhënë nga sistemi VAR.

Fillimisht u mendua se ishte në pozicion jashtë loje Franklin dhe kishte prekur topin. Por më vonë është mësuar edhe shkaku. Kjo lidhet me faktin se Frankin ka qenë në rrezen e shikimit të portierit dhe kjo sipas rregullores është faull.

Por a ka qenë aq sa duhej në rrezen e portierit?! Kjo hap një diskutim të madh dhe mund të ketë mendime kontradiktore, por realisht Franklin ka një pozicion që është dinamik dhe mund të ketë qenë në ndonjë moment në drejtim të portierit, por në momentin e gjuajtjes së së topit ishte në krah të portierit.





 
 
bottom of page