top of page

GOOOOL shënon Skënderbeu ndaj Partizanit

  • Oct 1, 2023
  • 2 min read

Skënderbeu - Partizani 1-0

Shënues: Rashica 82’ (11-m)

Skënderbeu: Alia, Ramos, Prençi, Rabiu, Liço, Rashica, Nikaj (Sebastine 76’), Gerco, Pecani (Vangjeli 71’), Frashëri, Shaqe. Trajner: Ivan Gvozdenoviç

Partizani: Hoxha, Atanastoski, Bytyçi, Zekolli, Mehmeti, Grezda (Da Silva 64’), Gueye, Cara( Mba 64’), Bintsouka (Kocijani 64’), Taipi, Sota. Trajner: Zoran Zekiç

Gjyqtar: Florjan Lata

Karton i verdhë: Shaqe / Gueye, Bintsouka, Bytyçi, Zekolli


Pjesa e parë

Skënderbeu ishte skuadra që bëri zbritjen e parë dhe vizitën e parë te Partizani, por topi del në këndore.

Në minutën e 7-të Partizani do të rrezikonte me anë të Grezda, por vetëm këndore për miqtë.

Minutat e mëtejshme kanë qenë të qeta, ndërkohë që Skënderbeu kujtohet herë pas here me anë të Rashicës, por nuk arrin të shkojë në zonë.

Tedi Cara godet në minutën e 27-të, por mbi kuadrat

Në minutën e 30-të tifozëria nga kryeqyteti hedhin flakadanë në pistë dhe tërheqin vëmendjen e të pranishmëve në stadium.

Në minutën e 34-ër ishte Rashica që u fut i vetëm në zonë, pasoi për te Nikaj dhe sulmuesi nuk ishte në vendin e duhur, duke humbur këtë rast të pastër.

E gjithë skuadra korçare proteston 3 minuta para fundit të pjesës së parë, ku Shaqe ndërshkohet me karton të verdhë, por vendasit nuk janë dakord me të verdhën e gjyqtarit kryesor.

Përfundimisht 0-0 pjesa e parë, me një lojë pak më shumë me epërsi për Partizanin, por që edhe Skënderbeu ka pasur momentet e veta.

Pjesa e dytë

E dyta nis pa ndërrime nga të dy skuadrat dhe Skënderbeu që shikon më shumë nga sulmi.

Rast ideal për Skënderbeun. Prençi pas një goditjeje nga këndi topi mbërrin te mbrojtësi bardhekuq që gjuan dhe vetë përplasja e topit të kurrizi i mbrojtjes mike shpëton Partizanin nga goli i parë.

Dy minuta më vonë është Liço që kroson në zonë dhe Alban Hoxha grushton duke larguar rrezikun nga zona e tij.

Rastin më ideal e kishte Mba i futur pak momente më parë në fushën e lojës, ku Mba përballë portës gjuan dhe Alia është shpëtimtari.

Minuta e 82-të ka qenë fatale për Partizanin. Dean Liço pengohet nga Zekolli në zonën mike, gjyqtari nuk jep 11-metërsh.

Protesta të bardhekuqve dhe gjyqtari shkon në VAR, shikon dhe 11-metërsh.

Gjuan Rashica dhe 1-0 për Skënderbeun.




 
 
bottom of page