top of page

GRAMOZI të shtunën miqësore me Maliqin / Kolonjarët gati për startin e kategorisë së tretë!

  • Feb 1, 2024
  • 1 min read

Starti i kategorisë së tretë për këtë vit është më 11 shkurt, pra 10 ditë më vonë, ndërkohë që merkatoja dimërore për skuadrat si Gramozi dhe ato që marrin pjesë në këtë kategori mbyllet me 07 shkurt.

Gjithsesi, skuadra e Gramozit është duke vijuar seancat stërvitore në shtëpi edhe pse në kushte atmosferike jo të mira dhe me temperatura të ulëta.

E rëndësishme për Gramozin është se deri tani nuk ka pasur asnjë futbollist të dëmtuar, apo me probleme dëmtimi.

Këtë të shtunë, pra nesër, në Kolonjë do të zhvillohet një ndeshje miqësore, teksa Gramozi-Maliqi, do të jetë testi i nesërm që do të startojë në orën 13:30.

Kolonjarët pretendojnë në këtë ristart të kampionatit që të bëjnë një paraqitje më të mirë se ajo e fazës së parë.



 
 
bottom of page