top of page

Gvozdenoviç deri në fundjavë në durrës ja çfarë po bën trajneri i skënderbeut

  • Jul 16, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/07/0e29e1_aa58cd3d446f40429753f68b884cd7f7mv2-1.jpg Ndërkohë që të gjithë futbollistët e Skënderbeut ndodhen me pushime, përveç Ermir Rashicës, Rei Pecanit dhe Ardit Nikaj që janë të grumbulluar me kombëtaren U-21, është trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç që po vijon të qëndrojë në Durrës.Në fakt, ka ditë të tëra që është mbyllur kampionati dhe përpos pushimit që po bën njëshi i stolit bardhekuq, mësohet se këto ditë po qëndron me presidentin Ardjan Takaj ku është duke vënë “piketat” e merkatos për sezonin e ardhshëm.Vetë kryepankina e pranon një gjë të tillë, ndërkohë që mësohet se Gvozdenoviç do të qëndrojë deri në fundjavë në resortin “Tropikal” dhe më pas do të largohet vetëm për pak kohë.Takaj ka zhvilluar disa takime me trajnerin e ekipit dhe sigurisht që në këto takime është folur për emra konkretë lojtarësh që pritet të mbushin radhët e Skënderbeut.Me pak fjalë vetëm pas fundjavës mund të fillojnë pushimet edhe për trajnerin e Skënderbeut.

 
 
bottom of page