top of page

Gvozdenoviç e pranon hapur se me shpirt e do...

  • Apr 26, 2024
  • 1 min read

Deri dje korçarët kishin objektiv mesin e artë të tabelës, por tani situata dhe pikët e marra i kanë bërë të shikojnë për më lart dhe kjo do të thotë në katërshe. Është vetë Gvozdenoviç që ndoshta për herë të parë e thotë hapur se:

"Ne jemi Skënderbeu dhe jemi mësuar me nivel dhe cilësi të lartë. Thellë në shpirt e dua dhe pse jo edhe një vend për luftën e titullit, por e përsëris po mendoj vetëm për ndeshjen kundër Erzenit. Na duhen pikët."

Kështu ky pozicion rrit edhe më shumë moralisht të gjithë duke filluar nga futbollistët, stafin, si edhe tifozët.





 




 
 
bottom of page