top of page

Gvozdenoviç i pari që mbërrin në Korçë/ Ja deklarata e trajnerit!

  • Jun 30, 2024
  • 1 min read

Në orët e pasdites Ivan Gvozdenoviç ka mbërritur i pari në Korçë. Trajneri i Skënderbeut është është nisur nga Tirana dhe është sistemuar më pas në hotelin e klubit, ku qëndrojnë edhe futbollistët e tjetër.

Ivan Gvozdenoviç ka deklaruar për “Korça Boom” menjëherë pas mbërritjes: ”Do të doja t'i gjeja të gjithë mire. Ju uroj të gjithëve në Korçë të jenë mirë dhe, së dyti do të kemi shumë punë si ju gazetarët, ashtu edhe unë me këtë Skënderbe të ri në startin e fazës përgatitore.”

Pra, Gvozdenoviç e ka të qartë situatën në të cilën është, si ai ashtu edhe ekipi, mes largimesh, por edhe me idetë e qarta për afrimet dhe puna që do të fillojë për ekipin e sezonit të ri. Skënderbeu edhe këtë sezon të ri mendohet të mos jetë më surprizë, por një realitet i futbollit shqiptar.




 
 
bottom of page