Gvozdenoviç: Ja çfarë rezultati parashikoj për ndeshjen...!
- Sep 1, 2023
- 1 min read
Kur e pyet trajnerin Gvozdenoviç se ç’farë rezultati do që të marrë me të tijtë kundër Dinamos ai ka deklaruar se: “Deri sa ka tre rezultate asnjë nuk përjashtohet. Nuk mund të parashikosh, tjetër është realiteti, tjetër dëshira dhe tjetër çfarë mund të marrësh realisht. Por, një gjë e them me siguri, se ne do të jemi në fushën e lojës për një rezultat maksimal pozitiv. Pastaj se çfarë vendos episodi ose tërë loja, është një problem tjetër”.
Duket qartë se korçarët nuk janë aspak euforikë dhe njëkohësisht inferiorë nuk do të ndihen para çdo ndeshjeje.
















