top of page

Gvozdenoviç nuk do të merret me…

  • Sep 17, 2023
  • 1 min read

Jo pak polemika ka shkaktuar gjykimi për korçarët. Kjo më e dukshme në ndeshjen kundër Tiranës. Tifozët kanë shfaqur hapur pakënaqësitë e tyre, por edhe specialistët kanë vërtetuar se ka qenë një gjykim i njëanshëm në momente të caktuara të lojës.

I pyetur për gjykimet trajneri Gvozdenoviç është përgjigjur shkurt: "Nuk dua të merrem me gjyqtarët, nuk është në natyrën time." Dhe realisht si një profesionist tekniku i korçarëve kërkon të jetë larg debateve dhe e ka lënë në ndërgjegjen e gjyqtarëve që të mos jenë tendeciozë.





 
 
bottom of page