top of page

Gvozdenoviç, seancë “rraskapitëse” për sulmuesit

  • Jan 18, 2024
  • 1 min read

Korçarët në stërvitjen e sotme duket se kanë vënë pikat mbi i, atje ku trajneri Gvozdenoviç ka qënë shumë kërkues ndaj repartit të sulmit. Madje stërvitja e sotme ishte më shumë e përqëndruar tek bashkëveprimi i këtij reparti, jo vetëm i sulmuesve, por edhe i mesfushorëve me ta.

Është parë se stafi i ka kushtuar vëmendje lojës nga krahët dhe më pas bashkëveprimeve në zonë, ku përveç depërtimeve trajneri ka kërkuar që edhe të goditet porta nga sulmuesit dhe mesfushorët.

Madje në fund të procesit është punuar shumë edhe me goditjet në portë nga disa pozicione nga pothuajse të gjithë futbollistët.




 
 
bottom of page