top of page

Gvozdenoviç: Tani po jemi më të qetë. Bravo djemve për fitoren me Erzenin

  • Dec 2, 2023
  • 1 min read

Trajneri i Skënderbeut Ivan Gvozdenoviç ka folur pas fitores ndaj Erzenit. Ai u shpreh i lumtur nga kjo fitore minimale pasi ishte një ndeshje e vështirë.

"Ndoshta kemi gjetur një sulmues, bravo për Franklin. Sot ishte një ndeshje e vështirë. Erzeni një skuadër shumë e mirë dhe i uroj vazhdimësi. Bravo çunat! Me këtë fitore jemi më të qetë. Sonte do të fle më i qetë.

Edhe pse kemi ende ndeshje përpara, por jemi të qetë. Sot ishim njësoj. Unë e pashë grupin është shumë i fortë, nuk kemi çfarë të bëjmë.

Nuk mund të them ishim me frikë, por me kujdes dhe me stres pozitiv. Nëse do të shënonim golin e dytë do të ishim më të qetë. Djemtë ishin më mirë sot se sa me Kukësin.” - deklaroi ai për “MCN TV”.




 
 
bottom of page